HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE FUNDIT/ Dinamo pezullon Eni Imamin dhe Edvan Bakajn

E FUNDIT/ Dinamo pezullon Eni Imamin dhe Edvan Bakajn

Situata te Dinamo është agravuar edhe më shumë. Sikur të mos mjaftonte humbja shokuese me Egnatian, teksa blutë mbetën të parafundit dhe rrezikojnë shumë të bien në Kategorinë e Parë, në ekip ka edhe probleme të tjera.

Klubi i ka komunikuar mbrojtësit Eni Imami dhe portierit Edvan Bakaj largimin nga stërvitja e ekipit të parë dhe spostimin te skuadra U-19. Kjo masë si pasojë e mungesës impenjimit.

Klubi ka dyshuar për ndeshjen e fundit me Egnatian se disa titullarë nuk kanë pranuar të aktivizohen, ndërsa pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes lojtarët kanë dalë kundër trajnerit Vanoli për skemën e lojës që u përdor me rrogozhinasit.

Ndërkohë, drejtuesit besojnë ende që Dinamo mund të mbijetojë. Edhe ish-trajneri Bledi Shkëmbi, i ftuar në emisionin Sport News Plus, u shpreh se Dinamo ka shanse akoma, por tani duhet që futbollistët vetë të marrin përgjegjësitë dhe tregojnë forcë karakteri.

Dinamo pret Kastriotin në fundjavë dhe kjo sfidë kthehet në jetë a vdekje, ku vlen vetëm fitorja. Ndryshe, blutë janë me një këmbë në Kategorinë e Parë.(BalkanWeb)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments