Superiorja ka hyrë në një fazë shumtë të nxehtë ku do të përcaktohen edhe verdiktet e fundit të kampionatit. Për këtë FSHF ka vendosur që të gjitha ndeshjet, të luhen në një orar, por me ndryshim nga kalendari i parë që ishte.

Të gjitha ndeshjet e javës së 34 ishin planifikuar të luhen në orën 17:00 por ka pasur një ndryshim dhe të gjitha do të nisin në orën 16:00.

Të dielën, parashikohet që mund të ketë reshje shiu he për shkak se jo të gjitha stadiumet janë të pajisura me sistem ndriçimi, do të bëhej problem për futbollistët pasi errësohet më herët.

Kështu, të dielën Bylisi do të presë në Ballsh skuadrën e Kukësit, ndërkohë që Egnatia pret në Rrogozhinë ekipin e Erzenit. Laçi do të presë Tiranën dhe të gjitha këto ndeshje luhen në stadiume pa sistem ndriçimi.

Të vetmet stadiume me ndriçim në të cilat luhet këtë javë, janë “Arena e Demave” që pret Partizani-Vllaznia dhe “Niko Dovana” që pret Teuta-Kastrioti.

NDESHJET 21/05/2023

16:00 BYLIS – KUKËSI

16:00 EGNATIA – ERZENI

16:00 LAÇI – TIRANA

16:00 PARTIZANI – VLLAZNIA

16:00 TEUTA – KASTRIOTI