Kur ka mbetur edhe me pak se nje muaj nga ndeshja e pare ne mes Vllaznise dhe Universitateas se Craioves, ne te dy kampet ka ankthi. Tek shkodranet per t’u paraqitur sa me mire ne ndeshjen e pare ne menyre qe t’i lene vetes shpresa per kualifikim ne ndeshjen e dyta, ndersa rumunet te kunderten.
Megjithate sfida qe do te vendose shume gjera ne lidhje me kete gje, do te jete ajo e 21 korrikut qe do te luhet ne oren 21.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Kuptohet qe interesimi i tifozeve shkodrane duket i madh per kete takim, por jo me pak i tille duket dhe ai tek tifozet e Universitateas. Mediat rumune kane bere te ditur sot se numri i tyre qe mendohet te udhetojne drejt Shqiperise mendohet te jete rreth 500 vete, numer ky i njejte me ate qe keto tifoze paten rregjistruar ne vitin 2019 per ndeshjen ndaj Honved te luajtur ne transferten e Gyor.
Grupimi “Peluza Nord Craiova” ka njoftuar per anetaret e saj se do te organizoje udhetimin drejt Shkodres dhe ky organizim perfshin udhetimin dhe nje nate hotel e per kete duhet te paguajne 350 lei (rreth 71 euro). Po ashtu behet e ditur se perveç ketij organizimi do te kete edhe te tjere qe do te udhetojne me mjetet e tyre drejt Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/