Erdhi pak muaj me pare dhe u mundua te bente me te miren e tij ne krye te Vllaznise, por kjo nuk i ma mjaftuar trajnerit amerikan Mathew Jones te mbyllte sezonin me kuqeblute.

Humbja me ekipin inferior te Kamzes ne ndeshjen e Kupes se Shqiperise, ka bere qe drejtuesit e shoqates se basketbollit Vllaznia te marrin vendimin ekstrem per largimin e ketij trajneri.

Vendimi mesohet se i eshte komunikuar Jones dhe ai sot nuk ka udhetuar me ekipin drejt Durresit per te drejtuar ekipin ne ndeshjen e dyte te Kupes, ate ndaj Elbasanit.

Ne kete ndeshje, Vllaznia eshte drejtuar nga zevendestrajneri Ervin Berdica dhe ne fakt ai ka patur sukses sepse kuqeblute kane fituar me rezultatin 101-75.

Vendimi per largimin e trajnerit amerikan ende nuk eshte publikuar nga drejtuesit e shoqates, por fakti qe ai sot nuk ka qene ne pankine, do te thote se eshte i larguar nga drejtimi i skuadres. Kamza eshte skuader qe luan nje kategori me poshte, megjithate e mundi Vllaznine me rezultatin 98-96, duke ia vene ne pikepyetje kualifikimin ne turin gjysmefinal te Kupes./SHKODRA-SPORT.COM/