Qe prej se henes, bashke me te gjithe ekipet e tjera te futbollit, ka nisur stervitjen edhe ai i futbollit te femrave te Vllaznise qe eshte edhe kampioni ne fuqi i vendit.

Kampionati i femrave pritet te startoje me ndeshjet e tij me 6 qershor dhe ekipi shkodran kerkon te kape ritmin duke bere me te miren e mundshme gjate ketyre diteve ne stervitje, nen drejtimin e trajnereve Leka e Parmeza.

Vllaznia siç dihet, kryeson me 5 pike me shume sesa Apolonia ne renditje dhe po ecen e sigurte drejt titullit te shtate kampion rradhazi dhe pavaresisht kesaj diference, ne kampin shkodran po vleresohet maksimalisht pjesa e mbetur e kampionatit.

Gjate periudhes se nderprerjes te kampionatit per shkak te situates se krijuar nga pandemia, futbollistet e ketij ekipi jane munduar te zhvillojne stervitje individuale dhe forma e tyre duket pergjithesisht e mire, megjithate kuptohet se le shume per te deshiruar nga ajo forme ne te cilen kane qene para nderprerjes.
www.shkodrasport.com