Nje nga arsyet qe i detyruan drejtuesit e Vllaznise te hiqnin dore prej tij, padyshim qe ishte sjellja joprofesionale jashte fushes se lojes. Dhe kete gje ne fakt ai duket se po e vazhdon edhe tashme para hedhjes se firmes me te kuqte.

E ndersa trajneri Dritan Mehmeti e pret qe ai t’i bashkohet skuadres ne fazen pergatitore qe eshte duke zhvilluar ne Slloveni, Victor Da Silva po shijon pushimet e tij në Barcelonë.

Sulmuesi anesor luajti dy sezonet e fundit për Vllazninë, me të cilën ja doli të fitojë dy herë Kupën e Shqipërisë, por më pas nuk u arrit akordi për të rinovuar.

Braziliani mendohet si përforcimi i Partizanit për sezonin tjetër, megjithatë akoma nuk është bashkuar me “Demat” në Slloveni, ku po zhvillohet faza përgatitore. Kështu sezoni duket të ketë qenë mjaft i lodhshëm për 27- vjeçarin, i cili ka postuar në rrjetet sociale një video nga vendi iberik ku po pushon.

Ndeshjet e korrikut përballë Saburtalos për turin e parë të Conference League po afrojnë, dhe e ardhmja e brazilianit te Partizani mund të fillojë të vendoset në dyshim.