Thursday, April 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE PABESUESHME! I dërguari i Donald Trump bën deklaratën: Italia mund të...

E PABESUESHME! I dërguari i Donald Trump bën deklaratën: Italia mund të marrë vendin e Iranit në Botëror

Përfaqësuesja e Italisë mund të përfshihet në mënyrë të papritur në Botëror, sipas një skenari të fundit që lidhet me një tërheqje të mundshme të Iranit.

Ideja është propozuar nga Paolo Zampolli, i dërguari i Donald Trump në Itali, i cili ka sugjeruar që Kombëtarja italiane e futbollit të zëvendësojë Iranin në rast se ky i fundit tërhiqet nga turneu.

“Konfirmoj se u kam sugjeruar Trump-it dhe Gianni Infantino që Italia të marrë vendin e Iranit në Botëror. Do të ishte një ëndërr të shihja axurrët në një kompeticion të organizuar nga SHBA. Me katër trofe, ata kanë historinë për ta merituar një gjë të tillë”, është shprehur Zampolli.

Megjithatë, ky mbetet vetëm një propozim dhe çdo vendim i tillë do të varej nga FIFA dhe organet përkatëse. Kujtojmë që italianët u eliminuan në finalen e “play-off” nga Bosnjë e Hercegovina.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments