Vllaznia kërkoi arbitra shqiptarë për ndeshjen e sotme, por vetëm që ata të mos ishin kryeqytetas por çuditerisht mesohet se ate do ta drejtojne arbitra italiane. Ditë më parë në “Sport Ekspres” u raportua se gjyqtarët shqiptarë kanë frikë ta gjykojnë këtë përballje dhe FSHF është vënë në siklet dhe i është dashur të gjejë një zgjidhje.Më në fund ajo është gjetur,teksa “Panorama Sport” sot shkruan se Pier Silvio Maxoleni do të gjykojë klasiken e pazakontë, e cila luhet për mbijetesën. Arbitri italian ka mbërritur dje pasdite në Shqipëri siç raporton gazeta, ndërkohë që nuk është përzgjedhur të gjykojë ndonjë ndeshje në Serinë A, çka do të thotë se sot prej orës 17:00 ai do të jetë në “Loro Boriçi”.