Ndodh edhe keshtu. Ndonese skuadra qe ai drejton eshte ne vendin e pare te renditje dhe shume prane ngjitjes ne kategorine e pare, vjen edhe lartimi. Ka ardhur si rrufe në qiell të hapur për AF Elbasanin.

Sipas medias se shkruar, Gentian Stojku nuk do të jetë më trajner i kësaj skuadre, duke u larguar kështu nga klubi që e drejtoi nga dita e tij e parë e krijimit.

Një lajm që vjen në momentin më të mirë të verdhebluve, pasi janë në vendin e parë në klasifikim dhe shumë pranë ngjitjes, në një kohë që fituan ndeshjen e fundit ndaj Memaliajt në shtëpi.

Pritet që në orët në vijim klubi të bëjë zyrtarizimin, në një kohë që me Stojkun në krye AF Elbasani nuk ka njohur asnjë humbje në ndeshjet zyrtare. Mbeten ende të paqarta motivet për ndërprerjen e këtij bashkëpunimi midis palëve.