Vllaznia është tashmë zyrtarisht në 4 ditët e fundit të përgatitjeve për ndeshjen e Conference League kundër Univ.Craiova. Takimi dysh që do jetë i vlefshëm për raundin e dytë të këtij kompeticioni. Shkodranët pas periudhës dy javore të stërvitjes në Austri tashmë në këto ditë më tepër do rikuperojë futbollistët.

Por kjo nuk do jetë përballja e parë e kuqebluve me një skuadër ballkanase. Jo më larg se edicionin e shkuar, shkodranët kishin kundër ekipin boshnjak të Siroki Brijeg. Kuqeblutë u kualifikuan pas përmbysjes së rezultatit të ndeshjes së parë që përfundoi 3-1 dhe në Shkodër shifrat përfundimtare ishin 3-0 për Vllazninë.

Po ashtu në edicionin 2008-09 të kupës Uefa, Vllaznia kalonte sllovenët e Koper në raundin e parë të kualifikuesve. Pas rezultateve 0-0 dhe 2-1 në favor të Vllaznisë. Ndërsa në vitin 2007 në kupën Intertoto pasi kaloi krotatët e NK Zagreb, shkodranët u eleminuan nga turqit e Trabzonspor që dominuan dy ndeshjet.

Po ashtu në edicionin e vitit 2004 të Intertotos Vllaznia u eleminua nga krotatët e Slaven Belupos pas sukesesit të secilës skuadër në fushat respektive. Ku Vllaznia fitonte 1-0 në Shkodër dhe humbiste 2-0 në transfertë. Të paharrueshme janë duelet me ekipet legjendare ballkanase si Galatasaray në Champions League në sezonin 2001-02 dhe AEK në kupën Uefa 1991-92. Ku pavarësisht eleminimit mbetën të paharruara për tifozët shkodranë.

Këto janë disa nga ndeshjet që Vllaznia ka pasur kundër ekipeve ballkanase. Ku peshorja duket disi e barabartë me sukseset dhe eleminimet e skuadrës kuqeblu. Ndërsa kjo do jetë përballja e parë në histori e kuqebluve kundër një skuadre nga Rumania.
Endri ÇINARI