Problemet me pagesat nuk ekzistojnë vetëm në Shqipëri. Në Spanjë, në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll (Segunda Division) Reus ka marrë lajmin e shumëpritur.

Drejtuesit e klubit u kanë dhënë garanci lojtarëve se do të marrin brenda kësaj jave pagat e prapambetura dhe u kanë dhënë urdhër lojtarëve të kthehen në fushë.

Për shkak të krizës financiare që po kalon klubi, Reus renditen në vendin e fundit të Segunda Division duke rrezikuar rënien në një rang më të ulët.

Duket se problemet financiare nuk jane vetem ne kampionatin shqiptar. Perveçse ne Spanje, ka edhe ne vende te tjera situata te ngjashme me kete te Reus, por kuptohet jo aq sa tek ne.