Presidenti i Vllaznise, Alban Xhaferi, e pranon qe mes ish-trajnerit Mirel Josa dhe shqiptaro-malazezit Kristijan Vulaj ka pasur nje ceshtje, c’ka mund ta kete penalizuar fantazistin per aktivizimin e tij.

Ne nje interviste te dhene per “Sport Show” ne TV1-Channel, numri nje i klubit shkodran eshte shprehur se per mosaktivizimin e ketij lojtari ndihet fajtor edhe vete ai, por nuk ka preferuar te nderhyje ne ceshtje teknike per te cilen ka vendosur stafi dhe trajneri Mirel Josa.

Xhaferi u shpreh se nuk ka qene aspak i kenaqur me marredheniet qe ish-trajneri kryeqytetas ka pasur ndaj Vulajt, ndersa theksoi se tashme eshte momenti qe fantazisti shqiptaro-malazez te shfaqe veten dhe vlerat e tij.

“Ne ne fakt nuk kemi luksin qe te leme futbolliste ne stol aty ku mendojme se eshte per te miren e ekipit. Une e kam thene edhe ne janar qe une nuk jam i kenaqur me marredhenien e Joses ndaj Vulajt.

Une ia kam shprehur edhe ish-trajnerit, por ai ka pasur ato pretendimet e veta. Une nuk nderhyj ne pjesen e anes teknike, pasi une nuk vij nga futbolli, une vij nga profili i biznesit. Prandaj, nuk kam preferuar te nderhyj ne nje ceshtje te tille.

Edhe une kam pasur pakenaqesite e mia ne kete pike dhe ia kam shprehur Joses. Megjithate, tashme eshte momenti qe edhe Vulaj te shfaqe veten e tij. Une e rrespektoj shume si djale, pasi eshte nje djale me vlera. Une e quaj veten fajtor karshi tij ne ate pjesen e aktivizimit dhe shpresoj shume qe edhe ai ta justifikojne.

Mes Joses dhe Vulajt ka qene nje histori jo e mire ne kete pike, por nuk dua te hyj ne diskutime si ka ndodhur dhe si nuk ka ndodhur”-mbylli prononcimin e tij, presidenti i Vllaznise, Alban Xhaferi.
Maringlen ZHIVANI