U stervit per disa dite tek Vllaznia, por prej dites se sotme ai eshte zyrtarisht pjese e Beses se Kavajes. Behet fjale per mbrojtesin e majte, shkodranin Senad Hysenaj.

Ka qene vete klubi kavajas qe permes faqes se tij ka zyrtarizuar nje levizje te tille. Sipas tij, Hysenaj ka firmosur per 2 vjet e gjysem per ta.

Klubi verdhezi ka publikuar edhe foto e prezantimit të Hysenajt, i cili shfaqet me presidentin Besës, Nexhat Bizhdilin, si dhe me menaxherin e tij Florin Biba.

Ne kete njoftim thuhet “ish-lojtari i Partizanit”. Kjo do te thote se mbrojesit 20 vjeçar shkodran mesa duket ka prishur kontraten me te kuqte dhe duke qene nje futbollist i lire, ka zgjedhur te luaje ne vazhdim per kavajasit.

Tek Vllaznia prisnin qe ai t’u bashkohej per pjesen e dyte te sezonit por lojtari mesa duket ka nderruar mendje dhe ka zgjedhur Besen, ekip ku mund te kete me shume hapesira aktivizimi.
© shkodrasport.com