Kristjan Asllani eshte grumbulluar ditet e fundit me kombetaren shqiptare per dy ndeshjet e saj miqesore qe ajo do te zhvilloje dhe padyshim qe kjo gje e ka bere te lumtur ate.

Por me shume sesa kaq, nje tjeter lajm i mire per te eshte shtimi i interesit te klubit te njohur italian, Milan. Nje gje te tille e kane konfirmuar edhe vete mediat italiane diten e sotme.

La Gazzetta dello Sport ne nje speciale ne lidhje me 20 vjeçarin e lindur ne Elbasan shkruan se “Milan deshiron t’i paraprije te gjithe ekipeve te tjera te interesuara per kete lojtar. Qellimi i tij eshte ta bleje kartonin e tij dhe ta lere te luaje edhe nje sezon tjeter ne Toskane.

Ne profilin e kesaj gazete per Asllanin shkruhet se ai ka nje teknike te admirueshme dhe personalitet, por ajo qe ka rene ne syte te gazetareve, ka qene numri shume i ulet i ndjekesve te tij ne rrjetet sociale, ndonese kemi te bejme me nje lojtar te Seria A.

Lojtari qe ka 15 ndeshje ne Seria A, ka pak ndjekes ne instagram, me pak se 5 mije dhe ajo qe poston ai ka te beje vetem me futbollin. Megjithate, ne vere Kristjan Asllanin mund ta shohim duke firmosur te Milan…/SHKODRA-SPORT.COM/