Shqipëria U-21 do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë kualifikuese përballë Republikës Çeke. Kjo sfidë është e vlefshme për Kampionatin Europian 2023.

Ndërkohë që, në rradhët e saj këtë herë janë katër futbollistë shkodranë. Mario Mitaj luan me Aekun e Athinës, ndërsa Sergio Kalaj me Frosinonen.

Dy të tjerët luajnë Leçon dhe Olimpijën, përkatësisht Erdis Kraja dhe Klevis Bebeziqi. Forma e këtyre katër lojtarëve është e mirë dhe jo më kot, duke qenë protagonistë për ekipet e tyre, janë ftuar edhe nga trajneri Alban Bushi në këtë kombëtare.

Në fakt, shumëkush shpreh keqardhjen për Bebeziqin në veçanti, që nuk është sot pjesë e Vllaznisë, pasi është një prodhim i Akademisë kuqeblu dhe së fundmi është larguar, por ky është realiteti tashmë. E rëndësishme është që karriera e tij po ecën mirë.
Maringlen ZHIVANI