Italia u mposht ditën e djeshme 0-1 nga Maqedonia e Veriut dhe për të dytin vit radhazi janë jashtë Kupës së Botës. Një eleminimi i tillë është konsideruar i turpshëm pasi u mundën nga një skuadër shumë herë më e dobët se Italia dhe zhgënjimi i lojtarët italianë në dhomat e zhveshjes ka qenë i madh.

Jorginho është konsideruar një nga përgjegjësit kryesor të eleminimit të Italisë nga Kupa e Botës dhë në dhomat e zhveshjes shpërtheu në lot. Mesfushori nuk është kritikuar për paraqitjen e djeshme, por për humbjen e dy penalltive në sfidat e grupit ndaj Zvcirës që bënë që Italia të luante “Play Off” e më pas të eleminohej.

“Nuk e kuptoj se çfarë ndodhi kjo disfatë dhemb shumë. Tani përpiqem të gjej përgjigje, jam ende dyshues. Unë gjithmonë i rishikoj ndeshjet dhe kemi krijuar shumë raste, por së fundmi nuk kemi mundur të shënojmë. Pa fajësuar askënd, por ky është realiteti.

Penalltitë e humbura? Më dhemb kur e mendoj. Jam i sigurt se do të mendoj për ato dy penallti në të cilat nuk munda të ndihmoja shokët e skuadrës dhe ta bëja vendin tim të lumtur për gjithë jetën”, u shpreh Jorginho./newsport/