Kreqyteti shqiptar, Tirana ishte mbremjen e kaluar ne qender te skenes se madhe futbollistike. Keshtu, u mbyll rrugetimi i kompeticionit me te ri per klube, UEFA Conference League, teksa ne finalen e madhe ne Tirane mbremjen e kaluar, fituese u shpall Roma ndaj Feyenoord.
Nje finale qe ishte padiskutim promovimi me i shkelqyer i Shqiperise ne arenen nderkombetare, teksa pergjithesisht gjerat shkuan mire.
Dorezimi i trofeut te Conference League nga Lorik Cana ishte kulmimi i nje momenti historik, proçesi te gjate rritjeje dhe transformimi qe ka pesuar futbolli jone, qe dje kishte nderin dhe privilegjin, te priste nje finale prestigjoze, si ajo e mbremjes se kaluar.
Nje finale, e cila kryesisht ka permiresuar imazhin e Shqiperise ne arenen nderkombetare. Finalja e mbremjes se kaluar ne “Air Albania” ishte nje rreklame fantastike per vendin ne syte e botes dhe qe padiskutim do te kete nje impakt tejet te madh ne jeten ekonomike dhe turistike te vendit edhe ne te ardhmen, teksa ardhja e mijera tifozeve ne Tirane, ktheu edhe syte e mediave me te medha boterore nga Shqiperia.
Edhe presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin dha vleresime pozitive per Shqiperine dhe finalen e organizuar, teksa realisht ai duhet pergezuar dhe falenderuar nga ana e shqiptareve, qe i dha mundesine vendit tone per te organizuar nje finale te tille, siç ishte ajo e mbremjes se kaluar.
25 maji i 2022 eshte gdhendur si nje moment historik per Shqiperine, per sa i perket organizimit te nje eventi madhor futbollistik dhe kjo date do te kujtohet gjate. Nje moment historik per Shqiperine dhe shqiptaret…
Maringlen ZHIVANI