Qe futbolli eshte loja me magjike ne bote, nuk ka njeri te mos e pranoje. Nje sport i cili ka bere per vete te gjithe. Nuk ka sportist tjeter qe nuk sheh nje ndeshje futbolli dhe ne fakt kjo nuk ndodh me futbollistet per te pare nje ndeshje basketbolli, volejbolli etj dhe te diskutoje me saktesi per te.

Kjo ndoshta eshte arsyeja pse nje ish- basketbollist i Vllaznise, madje edhe trajner i saj ne nje periudhe te shkurter, tashme ka marre licensen e trajnerit te futbollit dhe ka nisur te punoje me nje ekip moshash ne Shkoder.

E kemi fjalen per Fatjon Taraboshin. Basketbollisti qe ka fituar tre tituj kampion me Vllaznine e para pak viteve, provoi ta drejtonte ekipin e te rriturve per vetem pak kohe dhe me pas hoqi dore prej sportit te tij te dashur te rinise.

Fakti qe ka kryer Fakultetin e Edukimit Fizik dhe punon si mesues fiskulture, por edhe pasioni per futbollin e kane bere ate te lidhet gjithnje e me shume me kete sport, aq sa nje dite vendosi t’i futet edhe rruges se trajnimit.

Ka marre licensen e trajnerit dhe prej disa kohesh po punon prane “Atletik Klub Shkodra” ku drejton ekipin e 11 vjeçareve. Nje rast disi i veçante por qe ne fakt po pasohet nga raste te tjera sepse nje basketbollisti tjeter i Vllaznise Damian Bekteshi, mori para kohesh licensen e trajnerit te pergatitjes atletike ne futboll./SHKODRA-SPORT.COM/