Sulmuesi shkodran, Jurgen Qemali ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me ekipin portugez të Boavistës. Ai ka hedhur firmën në kontratë për llogari të portugezëve, teksa ka qenë menaxheri Bruno Dodi, ai që ka zbuluar një ndër futbollistët më me të ardhme që do të ketë Shkodra dhe futbolli shqiptar dhe poashtu edhe ai që ka mundësuar këtë transferim të Qemalit tek Boavista në Portugali.

Në të kaluarën, sulmuesi shkodran ka qenë pjesë e Akademisë së Murlanit, por edhe e Akademisë së Vllaznisë. Fëmijërinë e tij, Qemali e ka kaluar pranë ekipit të Red Bull të Amerikës, por për shkak dokumentacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk pati mundësinë e finalizimit të kontratës dhe të qenurit pjesë e këtij ekipi.

Gjithashtu, sulmuesi shkodran ka qenë pjesë e akademisë franceze të Okserit. Pas një periudhe kohore, pothuajse një vjeçare në Portugali dhe pikërisht tek Boavista, Jurgen Qemali fitoi besimin e drejtuesve të ekipit portugez, të cilët kanë parë te sulmuesi shkodran cilësi të përkryera dhe sidomos nuhatjen përpara portës, por edhe aftësitë shënuese të tij.

Qemali i shoqeruar edhe nga menaxheri Dodi dhe ne prani te drejtuesve te Boavistes, ka firmosur nje kontrate 4 vjeçare. Nje kontrate profesioniste dhe per momentin do te jete pjese e ekipit Shpresa te ketij klubi dhe njekohesisht do te jete herepashere edhe ne dispozicion te ekipit te pare.

Maringlen ZHIVANI