Teuta e Vllaznia jane tashme favoritet kryesore per fitimin e titullit kampion kete sezon, kur kane mbetur edhe 90 minutat e fundit per t’u luajtur.

Te dy keto skuadra ndodhen me pike te barabarta ne renditje dhe kampionia mund te dale vetem permes golaverazhit. Ne kete menyre po shkon drejt fundit nje kampionat disi i çuditshem i cili fillimisht na la te kuptoje se do te ishte Vllaznia kampione.

Me pas ne vend te pare doli Laçi qe konsiderohej favorit, erdhi rradha e Teutes nderkohe qe deri sot ka qene Partizani skuadra me e avantazhuar.

Por nuk do te ndodhe keshtu sepse titulli do te zgjidhet mes Teutes dhe Vllaznise. Por nese sot kjo eshte e lehte per t’u konstatuar, ka patur edhe njerez te futbollit qe kete gje e kane parashikuar gati 6 muaj perpara.

Ka qene pikerisht pergjegjesi teknik i Akademise Vllaznia qe e ka thene kete gje ne nje interviste per “Shkodra Sport” qe me 27 nentor te vitit te kaluar. Atehere kur kishin kaluar vetem kater- pese jave nga fillimi i kampionatit.

Alban Neziri do te deklaronte gati gjashte muaj perpara se “titulli do te luhet mes Shkodres dhe Durresit” dhe keshtu po rezulton. Me poshte keni edhe foton- ilustruese te atij shkrimi te gjashte muajve me pare./SHKODRA-SPORT.COM/