HomeKRYESOREE VEÇANTË/ Tre lojtarë të 'Djelmnia shkodrane' në provë tek Torino javën...

E VEÇANTË/ Tre lojtarë të ‘Djelmnia shkodrane’ në provë tek Torino javën e ardhshme

Nje nga Akademite ne Shkoder qe dallohet per punen e saj te mire me ekipet e moshave, padyshim qe eshte ajo e “Djelmnia shkodrane”. Presidenti Benardin Kulla me investimet e tij eshte munduar te krijoje kushtet me te mira per momentin ne Shkoder per ekipet e kesaj Akademie.

Prioriteti i punes se saj ka qene nxjerrja e elementeve cilesore te cilet ne te ardhmen mund te depertojne ne ekipe te ndryshme jashte vendit. Kjo edhe fale njohjeve dhe lidhje qe ka vete presidenti Kulla.

Lajmi me i fundi qe mesojme nga kjo Akademi eshte se tre prej elementeve me cilesore te saj do te jene ne nje prove dyditore tek Akademia e klubit te njohur italian Torino.

Behet fjale per futbollistet Gjorgjino Zhuja i datelindjes 2006, Ersi Qamili i datelindjes 2007 dhe Erman Pishtari i datelindjes 2008. Ata do te paraqiten prane klubit te njohur italian me 8 qershor teksa do te zhvillojne edhe stervitjen e pare me ekipin U16 te Torinos ndersa nje dite me vone do te zhvillojne dhe nje ndeshje miqesore me te.

Ky padyshim qe eshte nje lajm shume i mire per Akademine “Djelmnia shkodrane” dhe jo vetem per keta tre futbolliste qe do te provohen tek Torino. Kjo prove e tyre duhet te sherbeje si nxitje edhe per lojtaret e tjere per t’u stervitur dhe pergatitur sa me mire sepse ne te ardhmen, te tjera mundesi per t’u testuar ne ekipe te njohura do t’u ofrohen edhe atyre.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments