Sfida qe do te luhet pasditen e neserme ne stadiumin “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Laçit, konsiderohet me e rendesishmja e javes se 17-te te “Abissnet Superiore”. Shkodranet po kalojne nje moment te mire dhe ndodhen aktualisht ne vendin e katert te renditjes me 25 pike te grumbulluara.

Nderkohe, Laçi mban vendin e gjashte me 5 pike me pak dhe sigurisht qe do te tentojne ta ngushtojne kete diference. Si rrjedhoje pritet te jete nje takim shume interesant ku te dy ekipet do te kerkojne me ngulm fitoren.

Por duket se me te vendosur per ta bere kete gje jane vendasit te cilet luajne para tifozeve te tyre. Keta te fundit jane edhe me entuziast pas rezultateve pozitive qe ka arritur Vllaznia ne ndeshjet e fundit dhe per me teper, edhe pas ardhjes se Bekim Balajt.

Nga ana tjeter, edhe klubi shkodran permes nje postimi te bere ne faqen zyrtare, u kane bere thirrje tifozeve per te qene te pranishem ne stadium pasditen e neserme, per ta mbeshtetur skuadren kuqeblu.

“Eja edhe Ti! Një ftesë e hapur për të gjithë tifozët e Vllaznisë për ta mbështetur në sfidën e nesërme ndaj Laçit. Së bashku mund t’ia dalim! Forca Vllaznia!”- shkruhet ne postimin e klubit shkodran.