Laçi po vijon përgatitjet për takimin e javës së 17-të të Superiores. Pas një fitoreje të lehtë në Kupën e Shqipërisë ndaj Tomorit në Berat, kurbinasit i pret një përballje e vështirë me Vllazninë në “Loro Boriçi”.

Në Laç i druhen formës së mirë të shkodranëve, kjo edhe për faktin se kanë disa probleme në mbrojtje përpara kësaj sfide. Përveç dëmtimit të Rudolf Turkajt, i cili nuk dihet nëse do të kthehet apo jo, me Vllazninë mungon edhe anësori i majtë Renato Ziko.

Shkaku që mbrojtësi nuk do të jetë në listën e Gentian Mezanit është plotësimi i numrit të kartonëve, plot katër të verdhë, çka do të humbasë ndeshjen e nesërme.

Bëhet fjalë për dy mbrojtës të majtë tipikë, ndërsa Turkaj ka pasur ndeshje që ka luajtur edhe në qendër të mbrojtës. Pritet të shihet deri nesër nëse mbrojtësi do t’ia dalë. Prova e radhës për Laçin do të jetë nesër, teksa në orën 16:00 do të luhet edhe sfida me Vllazninë