U mendua se do te ishte ndryshe 11-shja qe Vllaznia do te hidhte ne fushe per ndeshjen ndaj Laçit por ne minutat e fundit duket se trajneri Mirsad Jonuz ka vendosur te ndryshoje mendje.

Ai ka bere 2-3 levizje ne formacion duke kerkuar qe ne kete menyre skuadra te jete me e forte dhe me e stabilizuar ne fushen e lojes.

Keshtu ne porte do te jete Sherri dhe po ashtu edhe ne mbrojtje nuk ka ndryshime me Gurishten, Shehin, Maloten dhe Gligorov. Ndryshime ka ne mesfushe ku perkrah Krymit do te luaje braziliani Hygor dhe bashke me ta edhe Shtubina.

Ndersa treshja e sulmit do te jete e perbere nga Lika, Kruja dhe ne maje te tij do te luaje Zogaj nga minuta e pare dhe jo Pusi siç ishte menduar.

Nga ana tjeter, Laçi kunderpergjigjet me kete 11-she: Dimitri Stajila, Englantin Gjoni ,Aleksander Ignjatovic. David Domgjoni,Rudolf Turkaj, Ardit Deliu, Julian Shehu, Redi Lushkja, Redon Xhixha, Aleksandro Zaimi, Kiryan Nawabueze