Ndeshja e javes se fundit te kampionatit, ajo ne mes Teutes dhe Apolonise qe perfundoi me fitoren e thelle te durrsakeve ne shifrat 6-1, u siguroi atyre titullin kampion me golaverazh me te mire sesa Vllaznia qe u detyrua te renditej e dyta.

Ne Shkoder shumekush ka menduar se fieraket toleruan ne kete ndeshje, por ne fakt dikush mendon ndryshe. Eshte pikerisht njeri nga futbollistet e Apolonise, shkodrani Serjan Repaj, i cili madje u ndeshkua me karton te kuq ne kete ndeshje.

Futbollisti 20 vjeçar ne nje interviste per “Shkodra Sport” pohon se skuadra fierake ka bere me te miren e mundshme ne kete ndeshje ku ndoshta pati ndikimin e vet edhe arbitri. Repaj ka luajtur ne 21 ndeshje kete sezon me Apolonine dhe mendon se kjo eksperience i ka sherbyer per mire atij. Per me shume lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:

– Si e konsideroni sezonin e fundit me Apolonine ne aspektin personal?

Mendoj qe ishte nje sezon pozitiv ne aspektin personal dhe besoj qe kam fituar goxha eksperience ne Superlige. Por nuk besoj se vlen shume pasi ekipi ra nga kategoria.

– Do te vazhdosh te jesh pjese e Apolonise edhe ne kategorine e pare?

Te them te drejten nuk e di akoma. Por besoj se kemi kohe te mendojm per kete gje.

– Je penduar qe le Vllaznine per Apolonine?

Zgjodha Apolonin pasi e dija qe ka projekt ambicioz per te rinjte. Vllaznia esht ajo qe me rriti dhe me bani ky qe jam sot, por mendova per te ardhmen time. Vllaznin e kam ne zemer dhe shpresoj qe nje dite te rikthehem ma i forte dhe ma i denje per ta veshur ate fanel te madhe.

– Ne ndeshjen e fundit me Teuten qe e shpalli kete te fundit kampione, a dha Apolonia me te miren e saj?

Jua them me sinqeritet te plote se ne luajtem paster dhe kemi dhene maksimumin tone, por edhe arbitri e masakroi ndeshjen.

– Si e shpjegoni kartonin tuaj te kuq ne kete ndeshje?

Me rrembeu loja dhe doja me mish e me shpirt qe te dilte Vllaznia kampion. U acarova nga shume faulla te paqene, nga goli i 3-te i durrakeve pasi erdhi nga nje goditje denimi perseri e paqene. Mendoj qe duhej te isha me i duruar.

– Ka pas tendence nga arbitri per t’iu ndeshkuar ju dhe Apolonine?

Nuk e di a ishin me tendence keto vendime te arbitrit, nuk mund ta them me siguri kete gje.

– Por Vllaznia nuk u shpall kampion prej humbjes tuaj te thelle. Ju vjen keq?

Me vjen per Apolonine pasi beni nje mbyllje shum te keqe. Normal qe per Vllaznine pak a shume ndjehem si “borxhli”./SHKODRA-SPORT.COM/