Shpresat e 20 vjeçarëve kanë nisur ditën e sotme grumbullimin për stërvitjet që do të zhvillojnë në prag të dy ndeshjeve miqësore që kuqezinjtë do të luajnë kundër Malit të Zi në mes të këtij muaji.

Trajneri i Shpresave të 20 vjeçarëve, Ilias Haxhiraj ditën e sotme bëri publike listën e 23 futbollistëve të ftuar në prag të dy miqësorëve.

Pjesa më e madhe e futbollistëve vijnë nga kampionati shqiptar i futbollit, me përjashtim të mesfushorit Perto Memushi i cili aktivizohet tek italianët e Arezos, mbrojtësi Kesli Shani i cili aktivizohet tek Lokomotiva dhe Albnor Kaba nga Shkëndija e Tetovës.

Pjese e kesaj liste do te jene edhe kater futbolliste te Vllaznise dhe pikerisht portieri Leonard Kaçaj dhe mbrojtesit Arsen Elbasani, Klejdi Paloka e Geralb Smajli.

Kuqezinjtë do të luajnë dy miqësorë ndaj Malit të Zi, të parën në transfertë në datën 12 qershor, ndërsa të dytën 3 ditë më vonë në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”.