Lajme te mire per Veleçikun dhe te gjithe futbollin e Malesise se Madhe. Me ne fund, pas shume vitesh pritje, duket se ka ardhur momenti qe e gjithe kjo treve te shijoje ndertimin e nje stadiumi te ri. Vendimi ne fakt eshte marre dhe shume shpejt pritet te nisin punimet.

Ka qene trajneri Dritan Smajli ai qe ne nje prononcim per mediat pak dite me pare, zbuloi faktin qe ka marre premtimin nga drejtuesit e Bashkise Malesi e Madhe qe shume shpejt do te nise puna per realizimin e ketij projekti te shumepritur.

Nderkohe gazeta “Shkodra Sport” eshte interesuar gjate dites se sotme prane ketij institucioni dhe ne menyre ekskluzive ka mesuar nga drejtues te tij se ka nisur puna per tenderimin e ndertimit te stadiumit te ri.

Gazeta ka mesuar se behet fjale per nderhyrjen ne fushen aktuale, ate te kompleksit sportiv “Duli’. Kjo sepse tashme ka nje marrveshje ne mes pronareve te tij dhe Bashkise Malesi e Madhe, per ndertimin e stadiumit aty. “Shkodra Shkodra” ka marre vesh se behet fjale per ndertimin e nje tribune te re ne pjesen perballe te fushes aktuale, nderhyrjen dhe vendosjen e tapetit te ri te fushes, po jo vetem kaq.

Ne pjesen pas porte, aty ku jane dy fushat e kalçetos, do te ndertohet nje fushe e re per stervitje duke kompletuar kesisoj projektin e hartuar nga Bashkia. Kjo e fundit ka planifikuar edhe fondet qe duan per kete projekt i cili do te nise punen shume shpejt. Procesi i pare ka nisur, ai i tenderimit dhe kjo do te thote se puna do te nise shume shpejt.

Me ne fund, edhe Malesia e Madhe do te behet me stadium duke realizuar endrren e shume sportisteve por edhe sportdasheve dhe permbyllja e ketij projekti do t’i hape rruge me pas edhe pretendimeve per ta ngjitur Veleçikun nje kategori me lart./SHKODRA-SPORT.COM/