...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREEdhe Viti i Ri nis me 'avazin' e vjetër. Largohen dy trajnerë...

Edhe Viti i Ri nis me ‘avazin’ e vjetër. Largohen dy trajnerë nga ekipet e kategorisë së parë

Viti i Ri ka nisur me “avazin” e vjeter. Ekipet shqiptare zgjidhjen e problemeve te tyre e gjejne tek largimi i trajnereve dhe keshtu ka ndodhur edhe ne ditet e para te vitit 2023.

Madje kete here nuk kemi nje largim por dy te trajnereve te ekipeve te kategorise se pare. Sipas “Panorana Sport” behet fjale për Veljko Dovedan të Apolonisë dhe Bledar Devolli nga Turbina.

Nga sa behet e ditur, Devolli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i cërrikasve, ndersa nga ana tjeter te fierakët ende nuk dihet arsyeja e largimit të Dovedan. Ky i fundit erdhi me shpresen per ta ndryshuar situaten tek Apolonia por duket se nuk ia ka dale.

Problemi i largimit te trajnereve eshte shnderruar ne nje fenomen aspak pozitiv ne futbollin shqiptar dhe situata nga viti ne vit vazhdon te rendohet teksa numri i tyre qe largohen brenda nje sezon eshte shume i madh.

Mbase edhe mosfunksionimi i shoqates se trajnereve, ka bere qe nje situate e tille te degradoje edhe me shume dhe kete e verteton me se miri edhe largimi i dy trajnereve te rradhes, Devollit dhe Dovedan./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.