Lajme te reja per futbollistet shkodrane ne kete fillim- merkatoje. Gjate dites se sotme, gazeta “Shkodra Sport” ka publikuar lajmin qe mbrojtesi shkodran Antonio Marku ishte shume prane kalimit tek skuadra e Superliges kosovare FC Malisheva. Ne fakt ky kalim tashme mund te konsiderohet çeshtje e mbyllur.
Ekipi ka nisur diten e djeshme stervitjen duke zhvilluar seancen e pare per kete vit dhe pjese e tij siç shikohet edhe nga fotoja, ka edhe 30 vjeçari nga Shkodra qe kesisoj do te nise nje tjeter eksperience ne futbollin kosovar.
Pas largimit nga Vllaznia ne vitin 2019, ai fillimisht kaloi tek ekipi i Drenices ne Superlige, me pas kaloi tek Vellaznimi, skuader me te cilen eshte aktivizuar prej dy sezonesh e gjysem. Me skuadren gjakovare ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ai mbylli bashkepunimin ne fundin e muajit dhjetor, duke pare dhe situaten e veshtire qe ajo po kalon.
Marku ka qene prane rikthimit ne Shqiperi teksa menjehere ne adrese te tij ka patur disa oferta, por mbrojtesi shtatelarte ka zgjedhur te kthehet serish ne Kosove, ku do te jete serish pjese e Superliges me ekipin FC Malisheva.
Prezantimi i tij zyrtar me te pritet te behet ne ditet ne vijim, por e rendesishme eshte qe Antonio Marku e ka arritur akordin me drejtuesit dhe jo me kot ka nisur edhe stervitjen me te./SHKODRA-SPORT.COM/