Viti 2023 do te nise me ndeshjet e Kupes se Shqiperise ne futboll per femra. Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka njoftuar klubet se ndeshjet e turit te pare do te startojne me 22 janar.

Po ashtu, “Shkodra Sport” meson se sivjet eshte planifikuar nje skeme ndryshe. Ne kete edicion nuk do te marrin pjese 10 skuadra por vetem 8 prej tyre dhe skema eshte llogaritur ne baze te renditjes te fazes se pare te ketij kampionati. 2 skuadrat e renditura ne vendet 9 dhe 10, respektivisht Skenderbeu dhe Lushnja, nuk do te jene pjesmarrese ne Kupe.

Nderkohe tete te tjerat do te ndeshen me njera- tjetren sipas skemes: 8-1, 7-2, 6-3 dhe 5-4. Respektivisht shorti i ndeshjeve te turit te pare do te jete si me poshte:

KUKESI- VLLAZNIA

TEUTA- TIRANA

LAÇI- APOLONIA

KINOSTUDIO- PARTIZANI

Ndeshjet e ketij turi do te luhen ne datat 22 dhe 29 janar. Nderkohe me pas ndeshjet e turit gjysmefinal do te luhen ne datat 5 dhe 12 shkurt, nderkohe qe per finalen, momentalisht nuk ka date te caktuar por ashtu si vitet e kaluar mund te vendoset per t’u luajtur ne fund te kampionatit.

Vllaznia eshte fituese e 9 sezoneve te fundit te ketij trofeu dhe ashtu si ne kampionat, edhe ne Kupen e Shqiperise kete sezon do te synoje ta fitoje edhe trofeun e 10-te te saj, per te shkuar nje histori vertete te arte ne futbollin shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/