Gjate dites se sotme eshte bere publik lajmi se Laçi do te kete disa mungesa te rendesishme per ndeshjen e se dieles ndaj Vllaznise dhe ky padyshim qe nuk ishte nje lajm i mire per trajnerin Armando Cungu.

Megjithate edhe Vllaznia pritet te kete mungesa ne takim te vlefshme per javen e pare te fazes se katert te kampionatit.

Po per arsye kartonash, te dielen nuk do te jete ne fushe braziliani Hygor i cili ka plotesuar edhe ai numrin kater te kartonave te verdhe dhe per pasoje do te jete i skualifikuar per kete sfide.

Por Hygor nuk do te jete i vetmi qe do te mungoje ne kete takim. Mesfushori Ramadani qe ka ndjere shqetesime ne tendine, do te mungoje edhe ne kete takim ashtu siç mungoi edhe ne Vlore.

Nga ana tjeter, nuk eshte shume e qarte nese te dielen do te jene te gatshem per te luajtur apo jo portieri Efremov dhe mbrojtesi Adili, megjithate Vllaznia ka treguar se ka nje kontigjent te bollshem lojtaresh dhe do te mundet t’i zevendesoje ata qe do te mungojne edhe ne kete perballje shume te rendesishme.
www.shkodrasport.com