Teuta është një nga ato skuadra që në këtë sezon të Superiores nuk është se ka kaluar një formë pozitive. Durrsakët që para 2 sezonesh ishin kampionët e vendit, këtë edicion po vuajnë dhe po luftojnë për mbijetesën. Aktualisht ata ndodhen në vendin e 9-të me 18 pikë të grumbulluara.

Një pozicion ku rrezikohet rënia direkte nga Superiorja. Por rikthimi i Martinit në pankinën durrsake në muajin dhjetor ka bërë që skuadra të rikthehet tek rezultatet pozitive. Këtë e tregojnë edhe statistikat me shkodranin në krye, ku në 5 javët e fundit, Teuta është ekipi që ka grumbulluar më shumë pikë se të gjithë.

“Djemtë e detit” kanë 10 pikë në 5 ndeshjet e fundit të Superiores. Duke mposhtur kështu Kukësin me rezultatin 0-2, Tiranën në shifrat 1-0 dhe Kastriotin po ashtu 2-0.

E ndërkohë ka barazuar 1-1 me Egnatian e ndërsa Martini në kampionat ka vetëm 1 humbje në shifrat 4-0 përballë Vllaznisë. E dora e ish-numrit 10-të ndihet pasi Teuta tashmë nga java në javë po grumbullon pikët e duhura.

Edhe sot, Martini me futbollistët e tij do kenë një duel delikat përballë Partizanit në transfertë. Një ndeshje ku do kërkojnë që minimalisht të mos dalin pa pikë nga kryeqyteti. Duke parë edhe vetë pozitat e vështira ku ndodhet për momentin klubi durrsak.
Endri ÇINARI