Dy ditë më parë kryesimistri Edi Rama theksoi se qeveria po përgatiste një marrëveshje me një skuadër të huaj për të hapur një Akademie Futbolli në Durrës, ku do t’iu jepte mundësinë fëmijëve të stërviteshin nën logon e gjigandëve europianë.

Siç duket tashmë është zbuluar se cila është skuadra. Sipas “Shqiptarja.com” bëhet fjalë për Manchester Cityn. Po sipas të njëjtit burim bëhet e ditur se Rama ditën e sotme do të fluturojë drejt Anglisë, ku do të shoqërohet nga ministrja Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

Në këtë takim padiskutim do të diskutohet për sportin dhe hapjen e një Akademie Futbollit në qytetin e Durrësit. Kujtojmë se kreu i qeverisë ka hapur edhe një konkurs në Facebook ku fton komentuesit që të gjejnë emrin e skuadrës që do të ketë Akademinë në Durrës. 11 nga fituesit do të fitojnë nga një fanellë të firmosur nga lojtarët e tyre të preferuar.