Shkodra, qyteti i kollosëve të mëdhenj të futbollit shqiptar, talenteve të shumtë të dalë nga toka e këtij qyteti, një qytet që ngjan me një pus nafte që nuk shterron kurrë së prodhuari, por që prej gati 1 dekade vuan pafundësisht menaxhimin skandaloz nën administrimin e Bashkisë Shkodër. Aqsa, një skuadër që asokohe cilësohej nga UEFA si klubi më i mirë shqiptar, e shndërruan në një skuadër që luftonte për egzistencë!

E morën klubin me bilance pozitive dhe e futën në një kaos ekonomik me borxhe kolosale, që ende sot janë akoma të pa shlyera plotësisht. Shkatërruan një akademi të ndërtuar në mënyrë shumë cilësore nga ish-presidenti Z.Valter Fushaj, duke e shndërruar atë në një akademi mediokër! Skuadra që ngjajnë më shumë si ekipe lagjesh sesa si një akademi futbolli!

Lojtarë e trajnerë që iknin e vinin pa lënë asnjë shenjë pozitive, e disa madje edhe duke lënë njolla të zeza! Aq të zeza, sa klubi më i vjetër në Shqipëri, Vllaznia e Shkodrës do provonte fundin duke rënë nga Kategoria Superiore, pikërisht në 100 vjetorin e themelimit të saj! Stadiumi “Loro Borici” që të gjithë jemi mësuar ta shihnim gjithmonë të mbushur dhe plot entuziazëm, tanimë, u shndërrua në një stadium mëse normal, si gjitha të tjerat! Boshllëk dhe qetësi!

Mërzia dhe pesimizmi ka kapluar prej vitesh cdo tifoz të Vllaznisë, sepse ata janë mësuar me një tjetër Vllazni, jo atë të kësaj dekade. U duket sikur dikush ua ka vjedhur atë! E pra, kjo dekadë e fundit për Vllazninë e Shkodrës, është ndoshta dekada më e zezë e historisë së saj 101 vjecare! Por, sikurse në dashuri që thuhet shprehja: “Më mirë një fund me dhimbje, se një dhimbje pafund”, edhe tek Vllaznia mesa duket, ditëve të vështira po i vjen fundi.

Në skenë ka dalë Z.Alban Xhaferi, aktualisht president i klubit të Basketbollit Vllaznia. Klub të cilin ai e mori në vështirësi kolosale dhe arriti ta transformonte atë brenda një kohe shumë të shkurtër në skuadrën më pretendente për fitimin e titullit kampion. Skuadër që e dërgoi gjithashtu në gjysmëfinalen e Ligës Ballkanike të Basketbollit. Duke krijuar keshtu një model suksesi!

Tashmë, këtë model suksesi, Z.Xhaferi kërkon ta zgjerojë akoma më shumë, pikërisht aty ku dhemb zemra e cdo shkodrani, tek Vllaznia e Futbollit. Në ditët e fundit ai do të dilte publikisht duke shprehur dëshirën që të marrë nën drejtim Vllazninë. Albani, një biznesmen i suksesshëm dhe një tifoz i vjetër i Vllaznisë dëshiron që të marrë tashmë postin e presidentit të klubit Vllaznia, por kurrsesi si administrator!

Kërkon që gjëra t’i bëjë sa më mirë, t’i afrohet perfeksionit, me një fillim të ri. Po cfarë kërkon të sjellë Z.Xhaferi tek Vllaznia mund të pyes dikush? Natyrisht që Z.Xhaferi ka një plan të qartë se cfarë do të bëjë.

Ne daljen e tij të fundit në një nga televizionet lokale të qytetit të Shkodrës Z.Xhaferi do të theksonte 3 pika mbi te cilat do bazohet dhe projekti i tij. Dëshiron që të ketë një staf cilesor dhe profesionist. staf i cili do bëjë dhe përzgjedhjen për lojtarët e duhur që duhen afruar. Në këtë mënyrë ai pretendon që të krijojë menjëherë një Vllazni konkurruese dhe me objektiva madhore që jane fitimi i trofeve.

Ai e di shumë mirë se kjo gjë është e mundur, aq më tepër kur flasim për Shkodrën, për Vllazninë dhe madhështinë e saj, ku dashuria për futbollin nuk njeh kufinjë. Ai e di shumë mirë se tifozët janë të etur tashmë për të parë sërish: “Një VLLAZNI TË MADHE sic ata e quajnë gjithmonë dhe do të jenë aty pranë Vllaznisë për ta ndihmuar në cdo ndeshje. Tifozët janë një shtysë e madhe ku jo më kot ata quhen lojtari i 12.

Por përvec ekipit të parë, Xhaferi ka projekte të qarta edhe për ekipet e Akademisë, pasi e di fort mirë sesa e rëndësishmë është ajo. Akademia, që në Shkodër është një prodhimtare cilësore e pashtershme do të sillte përfitime të mëdha në klub.

Mund të afrohën lojtarë në ekipin e parë, gjë që krijon mundësinë dhë të shitjes së këtyrë lojtarëve jashtë Shqipërisë. Duke mënduar që ekipi do jëte në nivele të larta kuptohet. Do ulte shpenzimet e pagesave të kontratave dhe shpenzimeve të tjera shtesë si hotele, banesa, energji elektrike e të tjëra me radhë, që duhen hequr nga klubi për lojtarët e huaj, e ndërkohë që për të rinjtë kjo nuk është e nevojshme. Dhe dalim tek pika e tretë e cila është marketingu. E kush më mirë se Albani do ia dinte vlerën kësaj pune?

Bisnesmen i suksesshëm jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, një djalë më një “background” të gjerë dhë një djalë “I ARSIMUAR” mirë pikërisht në këtë degë, atë të Ekonomikut në Universitetin “Luigj Gurakuqi“ të qytetit të Shkodrës. Jo më kot e cilësova më gërma të mëdha, për të kuptuar që kemi të bëjmë me një model tjetër që i ofrohet Vllaznisë dhe futbollit shqiptarë.

Por, pyetja që shumë tifozëve shkodranë bëjnë në ditët e sotmë është…”A ka Albani kapacitete ekonomike për të mbajtur Vllazninë?” Po pse, a është gjithçka paraja për të ndërtuar një klub të shëndetshëm?! Unë mendoj që jo! Paraja vërtetë është e rëndësishme, sepse duhen investime në fillimin e një projekti, sikurse në cdo lloj biznesi tjetër, por gjëja më e rëndësishme është që ato para të hedhura të mos shkojnë në lumë, sikurse ka ndodhur shpesh në futbollin shqiptarë dhe jo vetëm, ku klube të ndryshme kanë falimentuar, janë shkatërruar, e bashkë me to edhe vetë biznesmenët janë shkatërruar ekonomikisht. Investimet duhet të kthehen në përfitime, për të krijuar kështu një biznes rentabël, e thënë ndryshe të prodhojnë para.

Dhë Albani është nga ata, që siç thashë edhe më lart i ka idetë ë qarta për ta vënë në jetë këtë projekt në funksion të Vllaznisë së Shkodrës. Shembulli më i mirë është Basketbolli ku investimet i kanë tejkaluar pritshmëritë nëpërmjet një plan biznesi i detajuar dhë këtë ai kërkon ta praktikojë edhe tek Vllaznia e futbollit për ta rikthyer atë në nivelet e larta që të gjithë e kërkojnë.

Por edhe modelet tek futbolli janë të shumta si në futbollin e huaj e po ashtu një model i suksësshëm është edhe Skëndërbeu i Korcës, që për hir të së vërtetës e gjithë Shqipëria krenohet me arritjet e saja. Z.Xhaferi kërkon që Vllazninë ta kthëjë në një klub të njohur jo vëtëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare. Vllaznia e së ardhmes do të jetë jo vetëm një klub futbolli, por edhe një markë e njohur dhe shumë e suksesshme.

Ndaj unë dua të besoj që të zotët e shtëpisë që janë Bashkia e Shkodrës nuk do lejojnë që t’i iki fati nga dera. Duhet ta shtrëngojnë fort këtë ide dhe duhet të gjejnë zgjidhjen sa më të mirë e sa më të shpejtë në shërbim të Vllaznisë, tifozëve të saj e gjithë qytetit të Shkodrës. Sepse njerëz të tillë nuk të trokasin shpesh në derë!

Tifozët tashmë janë në pritjë të ndodhive se cfarë do bëhet me Vllazninë. Duket se të gjithë janë të bindur tashmë që Z.Xhaferi është i duhuri dhe do i kthente atyre “VLLAZNINË E MADHE”.

Mjafton të hedhësh një sy nëpër rrjetet sociale ku faqët e ndryshme mbushen me komente të shumta, por të gjitha pozitive dhe në mbështetje të kësaj iniciative. Në të vërtëtë më bën pak përshtypje, sepse ne shqiptarët e kemi pak si zakon që të gjëjmë gjithmonë dicka jo të mirë, por kësaj rradhe jo. “TË GJITHË JANË PRO ALBANIT”.

Të gjithë tashmë kanë filluar të numërojnë mbrapsht, me ankth dhë padurim. Ndaj, ta përqafojmë të gjithë këtë projekt me shpresën dhe urimin që të mos jetë i fundit dhe futbollit shqiptarë t’i shtohen sa më shumë njerëz të tillë, për ta zbukuruar dhe dhënë larminë e munguar këtij futbolli që kaq shumë e duam.
Editorial nga Ermir Vajushi për “Sport Ekspres”