Ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani ka folur për situatën e vështirë që po kalojnë klubet shqiptare si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Si specialist ekonomie, Eduard Prodani, dha një intervistë për gazetaren Enkeleida Zeko në Syri TV, ku propozoi edhe një zgjidhje për klubet shqiptare që të mos e ndjejnë rëndë krizën financiare.

Ai propozoi që midis klubeve shqiptare dhe futbollistëve të krijohen marrëveshje për uljen e pagave. Strategjia e klubeve të huaja: Është një situatë shqetësuese në pikëpamjen ekonomike pasi shumica e klubeve kanë fitime të mëdha nga reklamat, biletat të drejtat televizive. Kjo situatë ka shkaktuar një krizë të thellë ekonomike për klubet në të gjithë botën. Futbolli goditet madje edhe vlera e klubeve dhe lojtarëve do të bien ndjeshëm. Kjo do të sjellë pasoja në futbollin në përgjithësi.

Klubet në Shqipëri: Si vend i vogël që jemi ka diçka pozitive dhe pritet që klubet në vendin tonë nuk do të dëmtohet rëndë në aspektin ekonomik. Nuk janë subjekte për tu bërë pjesë e krizës së madhe ekonomike. Dëmi i madh ekonomik për klubet shqiptare janë vetëm pagat e lojtarëve pjesa tjetër nuk është shumë e ndjeshme në Kategorinë Superiore.

Zgjidhja për të përballuar krizën: Klubet duhet të gjejnë marrëveshjet me lojtarët për të përballuar krizën financiare si pasojë e rrogave të larta të lojtarëve.