Egnatia mposhti Tiranën me rezultatin 2-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Superiore.Në ndeshjen e luajtur në kryeqytet, bardheblutë u shfaqën më kërkues në fillim, teksa gjetën avantazhin me një gol të Lulajt në minutën e 4-t, ndërsa miqtë barazuan me Duamena në minutën e 29-të.
Barazimi zgjati pak, pasi Kaina riktheu Tiranën në avantazh në minutën e 35-të dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë.
Pjesa e dytë, foli për rrogozhinasit, që ia dolën të përmbysin rezultatin. Duamena barazoi në minutën e 53-të, ndërsa 10 minuta më vonë, Paulauskas, shënoi të tretin për Egnatian.
Në fund, Duamena u ndëshkua me të kuq, për ndërhyrje të rëndë ndaj Najdovskit. Me këtë fitore, Egnatia shkëputet në krye me 19 pikë, ndërsa Tirana pëson humbjen e dytë radhazi pas asaj në derbi dhe mban vendin e katërt me 13 pikë.