Scutari U17 ka marrë një tjetër fitore në kampionatin e Kategorisë së Parë, madje fitore të thellë, teksa ka mundur 5-1 ekipin e Klosit.

Ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Erjon Hasaj e ka nisur më mirë ndeshjen, duke shënuar të parët me anë të Hagrepit në minutën e 19-të. Megjithatë, tre minuta më vonë ka qenë Shkëmbi që ka shënuar sërish për ekipin shkodran.

Kaq ka mjaftuar dhe Scutari ka shënuar sërish në pjesën e parë dhe sërish me anë të Hagrepit në të 31-tën. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, 3-0.

Ndërkohë, në startin e pjesës së dytë, brenda 2 minutash Scutari ka shënuar edhe dy gola të tjerë me anë të Hagrepit, teksa ky i fundit në këtë ndeshje ka arritur të shënojë plot 4 gola.

Golin e nderit për Klosin do ta shënonte Murrani në minutën e 59-të dhe ndeshja do të mbyllej me rezultatin 5-1 në favor të Scutarit.

Formacioni i Scutarit U17 në ndeshjen e sotme ishte ky: Bunjaj, S. Hagrepi, Fikaj, Uldedaj, Hotaj, Shkëmbi, E. Hagrepi, Bujaj, Leka, Çekaj dhe Hyseni Tr: Erjon Hasaj. Pas kësaj fitoreje, Scutari U17 kryeson në vendin e parë në tabelën e renditjes, me 43 pikë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, ekipi U19 i Scutarit dhe Klosit, në ndeshjen e tyre, kanë dhënë rivalitet të madh në fushën e lojës në kompleksin sportiv “Hasa”. Në fund, fitorja i ka buzëqeshur shkodranëve, falë golave të Qeleshit dhe Lamkollarit në pjesën e dytë.

Në fakt, të parët që shënuan ishte Klosi, me anë të Kolës. Megjithatë, ka qenë Qeleshi që barazoi rezultatin, ndërsa Lamkollari dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Klosi barazon sërish me anë të Kolës. Megjithatë, nuk ia del që ta mbajë rezultatin, teksa menjëherë pas golit të barazimit është Qeleshi që shënon golin e tretë për Scutarin, duke kompletuar dopietën e tij. Deri në fund, do kishte kohë edhe për një gol të Lamkollarit, që poashtu edhe ai kompleton dopietën e tij.

Kështu, ndeshja do të mbyllej me rezultatin 4-2 në favor të Scutari U19. Formacioni i shkodranëve në ndeshjen e sotme ishte ky: Kruja, Guri, Qeleshi, Delaj, Lamkollari, Hoxhaj, Alija, Pjetraçaj, Kallamoqi, Rexha dhe Frani Tr: Erjon Hasaj.Pas kësaj fitoreje, Scutari U19 renditet në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit, me 22 pikë.
Maringlen ZHIVANI