Ndodh edhe keshtu. Mirela Lugaj, basketbollistja shkodrane e Tiranës tregon se është një tifoze bardheblu edhe në futboll.

E ftuar në Ora Sport, Lugaj ka habitur disi moderatorët e emisionit për faktin se bën tifo me Tiranën, ndërsa ajo tregon se ka katër vite që jeton në kryeqytet dhe ka marrë emocione nga ngjyrat bardheblu.

“Nuk kam shumë informacione rreth futbollit. Jam shkodrane, por jam tifoze me Tiranën. E di që tingëllon e çuditshme. Kam katër vite që jetoj këtu dhe nuk e ndiej më që të jem tifoze e Vllaznisë.

Ndikojnë ngjyrat dhe emocionet që më ka dhënë Tirana. Më përpara s’e kam ndjekur futbollin”, tregoi mes të tjerash 21 vjeçarja.

Kjo deklarate e saj ne fakt ka shkaktuar shume pakenaqesi ne Shkoder sepse kurrsesi nuk mund te mohosh skuadren e qytetit te lindjes.