Metvei Petrov ka regjistruar një tjetër rezultat fantastik në gjimnastikë, teksa i ka sjellë një tjetër medalje Shqipërisë nga kampionati botëror i gjimnastikës që po zhvillohet në Baku.

Gjimnasti rus arriti që të fitojë medaljen e argjendtë në disiplinën e kalë me dorëza. Petrov grumbulloi 14.466 pikë, duke lënë pas francezin Cyril Tommasone, pjesëmarrës në tre olimpiada.

Një paraqitje tepër e kënaqshme nga ana e 31-vjeçarit, i cili në mënyrë të vazhdueshme i ka sjellë Shqipërisë medalje dhe po arrin suksese në arenën ndërkombëtare.

Petrov është një sportist i lindur në Rusi, por prej vitesh jeton në Pragë të Çekisë, ku është njohur me trajnerin e tij Alon Hasa, i cili e ka bindur për të përfaqësuar ngjyrat e Shqipërisë.