Ashtu si shume talente futbollistesh shqiptare te cilet kerkojne te ecin ne rrugen e tyre futbollistike, njeri prej tyre eshte edhe Elio Gjoni.Ai ka lindur me 04.06.2005 ne Lezhe dhe aktualisht është duke ndjekur studimet në Shkollen e “Mjeshterise sportive” në Tirane. Ka nje konstrukt trupor te kenaqshem me një shtatëlartësi prej 181 cm dhe peshë trupore 70 kg. Luan si sulmues me ekipin e Shkëndisë së Tiranës dhe që nga fillimi i shkollës, me ekipet e saj ka shënuar 50 gola në kampionat.
Karrieren sportive në fakti ai e ka filluar si amator me trajner ish-futballistin e Beselidhjes Behar Kalaj ne moshen 8 vjeçare. Ka luajtur me pas me moshat e Portos, pastaj me Shenkollin dhe nje vit me “Brian’s”. Tek “Shenkolli” ka luajtur 4 vite me trajner Klajdi Reçi, pastaj Hasan Hoxha si dhe Mirsad Gruda. Ne moshen 14 vjeçare kaloi tek “Brian’s” ku ka patur trajner Aldi Shytin.
Elio ka shumë synime ambicioze dhe synimi i tij i afërt është të kalojë në kampionatin kroat. Por për më shumë, lexoni intervisten e dhënë prej tij për gazetën “Shkodra Sport”:
– Elio, si ndihesh tek Shkendia?
Ndihem shume mire. Po sudioj mire, perpiqem te arrij rezultate te mira dhe degjoj me vemendje keshillat e mesuesve dhe trajnereve te mi. Qellimi im eshte te arrij objekivin tim, me qellim qe te jem nje student shembullor dhe nje futbollist i nivelit kombetar dhe pse jo edhe nderkombetar.
– Flitet se keni kerkesa nga disa ekipe. Sa eshte e vertete kjo gjë?
Po , tek Dinamo dhe Tirana. Por kerkesen ia kane bere menaxherit tim Ermal Tahirit i cili eshte edhe drejtori im i shkolles.
– Ju me kete forme te mire fizike e teknike qe gezoni sot, kemi mesuar se do te provoheni tek një ekip jashte vendit, apo jo?
– Po, gjatë këtij muaji do te provohemi te Rijeka sebashku me nje shokun tim. Do zoti te me shkoje mbare kjo prove.
– Me qe jeni golashenues i mire, a keni deshire qe ne te ardhmen te vishni fanelen e ekipit kombetar?
Si te gjithe rinjte, edhe per mua kjo gje eshte nje enderr. Jam thirrur tek ekipi kombetar i moshave, por nuk pata fatin te qendroj sepse kishte disa sulmues para meje.
Por po vazhdoj te punoj fort çdo dite ne stervitje per te pritur momentin tim. Une kam patur fatin qe tek ekipi i akademise “Brian’s, jam stervitur me trajnerin Aurel Locaj, pergatitesi atletik i ekipit kombetar U 19-te dhe Kjo me ka ndihmuar ne pergatitjen time fizike te metejshme. Besoj se me pune do te arrij rezultatet e duhura dhe te jem shembull ne çdo skuader qe do te luaj.
Intervistoi: Engjell Gjolaj