Po drejton per te tetin vit me rradhe Vllaznine e femrave dhe ka fituar deri me tani plot 14 trofe. Eshte kualifikuar dy here ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes, ndersa sivjet shkruan historine duke shkuar deri ne fazen e grupeve te “Champions League”.
Trajneri Nikolin Leka ndihet i lumtur qe eshte pjese e ketij ekipi dhe ne rradhe te pare falenderon presidentin Lazer Matija qe i dha mundesine per te qene ne krye te tij. Pastaj te gjitha vajzat dhe pjestaret e stafit te tij me te cilet ka punuar fort per te arritur ketu ku jane sot.
Per te gjitha keto arritje, ai u zgjodh nga “Shkodra Sport” si njeri prej “10 personazheve me te mira te vitit 2022”. Nderkohe diten e sotme, Leka ka dhene nje interviste per kanalin zyrtar te gazetes tone teksa ka folur per shume gjera dhe sigurisht qe edhe per te ardhmen.
“Kemi arritur shume suksese dhe padyshim qe kjo me ka lumturuar pa mase. Jam i bekuar qe jam pjese e kesaj Vllaznie e cila ka shkruar historine me arritjet e saj. Dua te falenderoj presidentin Matija qe me ka dhene mundesine per te drjetuar kete ekip dhe gjithe pjestaret e tij me te cilet kemi arritur deri ketu ku jemi sot.
Kuptohet qe njeriu ka gjithmone motiv per te ecur perpara dhe sigurisht qe edhe une kam ambicje per te shkuar me tej ne krye te ketij ekipi model i cili ka fituar vemendjen e te gjithe me rezultatet e tij, por qe kerkon edhe me shume vemendje e mbeshtetje sepse tashme jemi ne nivele shume te larta”- ka deklaruar trajneri i Vllaznise se futbollit te femrave Nikolin Leka./SHKODRA-SPORT.COM/