HomeKRYESOREEKSKLUZIVE/ Futbollisti shkodran shkëput marrëdhëniet në Sllovaki, interes nga Superiorja

EKSKLUZIVE/ Futbollisti shkodran shkëput marrëdhëniet në Sllovaki, interes nga Superiorja

Lëvizjet e futbollistëve duket se nuk do ndalen pavarësisht se merkato ka përfunduar. Një prej lojtarëve që duket se do bëjë një ndryshim tjetër në karrierën e tij është Elmir Lekaj. Mbrojtësi shkodran që pjesën e parë të sezonit është aktivizuar në Sllovaki me D.Kubin ka shkëputur marrëdhëniet me skuadrën sllovake.

23-vjeçari tashmë është një lojtar i lirë dhe interesi ndaj tij duket se nuk mungon. “Shkodra Sport” mëson në mënyrë ekskluzive se ekipe nga Superliga dhe Kategoria e Parë në vendin tonë kanë shprehur interes ndaj tij. E po ashtu një opsion është edhe Kosova , ku Lekaj më parë është aktivizuar me Arbërinë dhe Ulpijanën në Superligën kosovare.

Po ashtu një opsion për ish-mbrojtësin e Vllaznisë është edhe SHBA. Kjo pasi Lekaj ka një marrëveshje “xhentellmenësh” prej kohësh me skuadrën e Tulsa. Një ekip që duket se pret krah hapur shkodranin, por që ende nuk është i vendosur 100% kalimi i tij në kampionatin përtej oqeanit.

Tashmë pritet të shihet se ku do jetë destinacioni i rradhës i Lekajt. I cili nuk ka eksperiencat futbollistike vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe jashtë vendit. Ku ka luajtur edhe në Maltë, por edhe së fundmi në Sllovaki me D.Kubin.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments