Pas debutimit pak dite me pare me fanellen axurre ne kombetaren italiane te grupmoshes U16, lojtari me origjine nga Ramza e Malesise se Madhe- Gabriel Ramaj, eshte grumbulluar serish nga trajneri Daniele Zoratto per dy miqesoret ndaj Austrise qe do te zhvillohen ne ditet e para te tetorit.

Ramaj ne fakt u pat grumbulluar gjate ketij viti edhe me kombetaren e Shqiperise, por me pas ka ndryshuar mendjen.

Ka qene vete djaloshi shtatelarte ai qe ekskluzivisht per “Shkodra Sport” ka shpjeguar edhe arsyet pse ka bere kete zgjedhje per te luajtur per momentin me Italine.

“Nuk kemi patur asnje motiv negativ ne kete zgjedhje qe kemi bere per te luajtur me Italine. Thjesht motivi se pas nje vit me covid, kam mbetur prapa me shkolle, e kete vit per te studiuar kemi pak kohe.
Nese do te pranoja te luaje per Shqiperine, do te me merrte shume kohe me grumbullime e ndeshje dhe kjo do te me krijonte probleme ne shkollimin tim.

Per kete arsye, vendosem qe per momentin te zgjedh te luaje per Italine, pastaj ne te ardhmjen nuk i dihet”- thote Gabrieli per “Shkodra Sport.

Edhe tek kombetarja italiane ashtu si dhe te ajo shqiptare, e kane pritur shume mire. Duke folur ne lidhje me debutimin me axurret, mbrojtesi 1.88 m i gjate do te shprehej: “Debutova ne ndeshjen ndaj Zvicres dhe kuptohet qe kisha emocione.

Megjithate, ato nuk me penguan qe te shfaqja me te miren ne fushe dhe ne fund kam marre edhe pergezimet e stafit teknik. Kuptohet qe kjo me beri te lumtur dhe do te me ndihmoje edhe per te ardhmen”Ra.

Ramaj eshte rritur tek Akademia e Parmes por kete vere ka kaluar tek ajo e Atalantes. I pyetur ne lidhje me kete zgjedhje te bere, Gabrieli do te shprehej ne kete menyre ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport” duke thene: “Kam bere kete zgjedhje natyrisht per nje te ardhme me te mire. Atalanta eshte nje klub i cili me ka pelqyer qe kur kam qene i vogel dhe tashme ky eshte nje realitet”.
Gjergj KOLA