Në ndeshjen mes Galatasarait dhe Marsejës nuk ishte vetëm përplasja e tifozëve që ka marrë vëmendjen kryesore. Në rrjetet sociale është shpërndarë së tepërmi edhe arbitri polak i takimit, Pawel Raczkoëski.

Ky i fundit kishte probleme të mëdha me orientimin dhe mënyrën sesi duhej të sillej në fushë, aq sa për një moment ka vendosur ndeshjen duke bërë mbrojtësin e Marsejës.

Teksa po vinte fundi i pjesës së parë, Galatasarai kishte mundësinë e artë për të kaluar në avantazh. Cicladau ndodhej me portën thuajse të boshatisur pasi portieri nuk ishte në vendin e duhur dhe ekzistonte hapësirë e madhe për të dërguar topin në rrjetë.

Por lojtari i Galatasarai nuk e shfrytëzoi këtë moment pasi arbitri i bllokoi rrezen për kohë të gjatë, duke ia bërë të pamundur që të godiste topin. /Sport Ekspres/