Pas 17 vitesh karriere te suksesshme si lojtar (madje duke qene per disa vite edhe pjese e rendesishme e kombetares shqiptare) Gilman Lika tashme ka nisur nje rruge te re, ate te trajnimit.

Do ta beje kete gje duke trajnuar fillimisht ekipin U15 te “Basania FC”, nje Akademi e krijuar vetem nje vit me pare, por me shume ambicje pozitive dhe kete e tregon edhe fakti qe ekipi me te cilin do te punoje ish- mesfushori i njohur, sivjet do te debutoje ne Kategorine Superiore.

Lika ka dhene nje interviste te shkurter per “Shkodra Sport” teksa ka shpjeguar edhe arsyen pse zgjodhi t’i bashkohet projektit te “Basania FC”.

– Gilman, pse zgjodhet Basanian per te nisur punen si trajner?

Arsyeja kryesore eshte se me ka bere shume pershtypje serioziteti qe ka presidenti i kesaj akademie, z. Ermir Shimaj. Ai me ka kerkuar disa here gjate kesaj periudhe qe te isha pjese e Basanias dhe duket se erdhi momenti t’i them “po”.

– Kush ju bindi per te marre persiper kete detyre?

Te them te drejten binda veten se ishte koha per te nisur rrugen time si trajner. Por e kisha te veshtire per t’u ndare nga futbolli i lujtur edhe pse e kisha ndare mendjen per te mos lujtur me. Ne keto rrethana mendova qe eshte koha me e mire per te larguar mendjen se nuk jam mea futbollist e tani kam nje pune tjeter, ate si trajner te cilen po ashtu e kam me pasion.

– Çfare synon Gilman Lika nen drejtimin e Basania U15?

Synimi kryesor eshte qe t’i ndihmoj ata djem qe te rriten sa me shume ne rrugen dhe endrren e tyre per futbollin, sepse eshte hera pare e imja si trajner dhe aq me teper tek moshat. Ne fakt une nuk e di mire se çfare nivelit kane moshataret e tyre ne ekipet e tjera. Gjithsesi ne do mundohemi te bejme me te miren.

– Ky ekip luan ne Superiore. Do te jete nje test serioz edhe per ju si trajner?

Po eshte e pare qe “Basania” U15 do te luaje si ekip ne Superiore dhe ndoshta do kete veshtiresi, por shpresojme qe te bejme nje grup te mire e keta djem ta perballojne pa problem kete kategori. Kkam synim qe te rris nivelin e tyre. Nese kane nivel mesatar, t’i bej nje nivel te mire e nese kane nivel te mire t’i çoj ne nje nivel shume te mire./SHKODRA-SPORT.COM/