Ne Shkoder e bejne fakt te kryer: Ne rrjetet sociale madje qe prej ditesh se djeshme kane filluar te qarkullojne fotot e prezantimit te tij me fanellen e Vllaznise, megjithate ajo ende eshte nje deshire e tifozeve.

Mbrojtesi Esin Hakaj ne fakt duket shume prane rikthimit ne skuadren ku e nisi futbollin, te Vllaznia. Burime prane klubit kuqeblu bejne te ditur se akordi eshte shume prane dhe firma mund te vije me shume mundesi edhe gjate pasdites se sotme.

Lojtari 24 vjeçar ka qene ne bisedime me drejtuesit e Vllaznise qe para nisjes per ne Turqi dhe ka patur nje akord paraprak me ta, megjithate dalja ne skene e ofertes turke prishi gjithçka.

Tashme qe Hakaj e ka prishur kontraten me Samsunspor dhe pritet te rikthehet ne Shqiperi. Aty ku Vllaznia i ka bere gati oferten dhe pritet vetem hedhja e firmes ne kontrate./SHKODRA-SPORT.COM/