Tirana eshte ne kerkim te nje mbrojtesi, qe te zevendesoje kapitenin e larguar, Erion Hoxhallari, per pjesen e ardhshme te ndeshjeve, duke nisur nga ndeshjet e Europes. Keshtu, emri me i fundit qe ka dale ne skene eshte ai i ish-mbrojtesit te Vllaznise, Fallou Diagne.
Nga burime te “Shkodra Sport” mesohet se ish-mbrojtesi senegalez i shkodraneve, i eshte propozuar klubit bardheblu, qe tashme po vlereson seriozisht kete alternative.
Megjithate, deri tani mbetet vetem nje deshire dhe ne kuadrin e fjaleve çdo gje, teksa nuk konfirmohet nese ka pasur ose do te kete bisedime mes Tiranes dhe Diagne ne te ardhmen.
Ne shenjestren e bardhebluve jane edhe mbrojtes te tjere, por ato po shqyrtojne me kujdes disa emra te mundshem.
Drejtuesit e Tiranes duan qe te perforcojne me çdo kusht qendren e mbrojtes gjate merkatos verore dhe ndoshta ish-mbrojtesi i Vllaznise, Fallou Diagne mund te jete nje alternative.
Maringlen ZHIVANI