Neser ne ora 14:00 ne “Kukes Arena” do te luhet “klasikja” e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana. Nje ndeshje e spostuar per fat te keq ne Kukes per shkak te punimeve qe po behen ne stadiumin “Loro Boriçi”
Nje ndeshje e rendesishme per te dy ekipet qe do te kerkojne padyshi fitoren ne kete perballje shume interesante. Por nderkohe edhe Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit e ka vleresuar maksimalisht ate duke caktuar per ta drejtuar treshen qe vetem pak dite me pare arbitroi nje ndeshje te fazes se grupeve te Champions League.
Keshtu gazeta “Shkodra Sport” meson se arbiter kryesor neser do te jete elbasanasi me stemen e FIFA-s Enea Jorgji ndersa asistente te tij do te jene Denis Rexha nga Tirana dhe lezhjani Ridiger Çokaj.
Arbiter i katert do te kete durrsaku Florian Lata. Ne sistem VAR do jete tiranasi Kreshnik Barjamaj ndersa ne AVAR Orlando Kuka. Vezhgues i arbitrave do te jete Albano Janku ndersa delegat i Federates Uvil Zajmi.