Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë dhe Vllaznisë, Rudi Vata, vazhdon të shkëlqejë me skuadrën B të Celtic, teksa së fundmi është shndërruar në një bomber të vërtetë.

17-vjeçari duket se ka një të ardhme të sigurt përpara, teksa në dy ndeshjet e fundit me skuadrën e Celtic B ndaj Broomhill dhe East Stirlingshire, ka arritur të shënojë plot katër gola, si edhe ka rregjistruar edhe një assist.

Të shtunën ndaj Broomhill, Vata shënoi një tripletë dhe dhuroi një assist, ndërsa mbrëmë ndaj East Stirlingshire, 17-vjeçari arriti të realizojë golin e tretë për ekipin e tij, Celtic B.

Pak nga pak, Rocco Vata po tregon se mund të bëhet shumë shpejt një emër i njohur në arenën ndërkombëtare. Talenti 17-vjeçar është grumbulluar shpesh herë edhe me skuadrën e parë të Celtic dhe djaloshi ka treguar se shumë mirë mund të jetë pjesë e këtij grupi, si një alternativë për mesfushën, repartin ku ai luan.
Maringlen ZHIVANI