Kampionati i 21-vjeçarëve ka zhvilluar në mesjavë ndeshjet e rradhës së javës së 8-të . Një nga duelet interesante ka qenë edhe ai mes Partizanit dhe Apolonisë , ku të kuqtë fituan me rezultatin 4-2. Protagonist kryesor pë r ekipin e demave ishte Klevis Dragaj.

Sulmuesi shkodran që prej dy sezonesh është pjesë e skuadrës së kuqe. Për shtatlartin në 3 ndeshjet e fundit ishin 4 gola të shënuar, duke treguar për formën e shkëlqyer që po kalon. I rritur dhe formuar tek akademia e Shkëndijës së Tiranës, tashmë Dragaj po kërkon të hedhë hapat e parë në futbollin e madh ku duket se e pret një e ardhme e ndritur.

19-vjeçari ka pasur edhe debutimin e tij në Superiore këtë edicion duke marrë minutat e para. Kjo pas një lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushave për disa kohë, por me formën e treguar në kampionatin e 21-vjeçarëve tashmë ai pret shansin edhe tek ekipi i parë i Partizanit, ku duket se ka besimin e drejtuesve dhe stafit teknik.

Kjo pasi është afruar në ekip prej dy vitesh dhe është pritur gradualisht për rritjen e tij si futbollist. Në javët që mund të vijnë pas pushimeve mund ta shohim me siguri titullar me të kuqtë, ku Dragaj mund të vijojë traditën e shkëlqyer të shkodranëve që në të shkuarën kanë shkëlqyer me fanellën e “demave”.
Endri ÇINARI